Qytetari në Shtime e gjen një telefon dhe e dorëzon në stacion, Policia i bën thirrje pronarit të shkojë ta marrë - Gazeta Express
string(111) "qytetari-ne-shtime-e-gjen-nje-telefon-dhe-e-dorezon-ne-stacion-policia-i-ben-thirrje-pronari-ta-shkoje-ta-marre"

Lajme

Gazeta Express

17/10/2023 15:22

Qytetari në Shtime e gjen një telefon dhe e dorëzon në stacion, Policia i bën thirrje pronarit të shkojë ta marrë

Lajme

Gazeta Express

17/10/2023 15:22

Një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, e ka gjetur një telefon të tipit “iPhone”.

Policia thotë se ai menjëhrë e ka njoftuar policinë dhe e ka dorëzuar në stacion.

“Me datën 16.10.2023, rreth orës 12:45, një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, A.SH ( M/K) i moshës 41 vjeçar, në rrugën transit (fshati Davidovc-Godanc) në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.”

PK i ka bërë thirrje pronarit që të paraqitet në stacion policor dhe ta marrë telefonin.

“Lusim pronarin e vërtertë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A.SH për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të telefonit të gjetur, në stacionin e policisë.”