Një qytetar nga Shtimja ka bërë kërkesë që ta dorëzojë armën e zjarrit në Polici, të cilën e kishte me leje.
Policia njofton se këtë, qytetari e ka bërë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Policia Rajonale e Ferizajt e ka falendëruar qytetarin D.B për gjestin e mirë dhe gatishmërinë e tij për të dorëzuar armën e zjarrit që kishte me leje.
Njoftimi i plotë:
Qytetari dorëzon në polici armën që kishte me leje
Qytetari D. B ( M/K) i moshës 69 vjeçar nga një fshat i komunës së Shtimes, ka bërë kërkesë në stacionin e policisë në Shtime që ta dorëzojë armën e zjarrit, për të cilën posedonte leje për armëmbajtje. Ai dorëzimin e armës së zjarrit e ka bërë në mënyrë vullnetare, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Sektori i hetimeve nga stacioni i policisë në Shtime, nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i ka kryer procedurat e nevojshme, për pranim-dorëzimin dhe arma e zjarrit e dorëzuar nga qytetari është deponuar në stacionin e policisë në Shtime për procedura tjera.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin D.B për gjestin e mirë dhe gatishmërinë e tij për të dorëzuar armën e zjarrit që kishte me leje, në vendin e sigurt, në stacionin e policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim dhe u bëjmë thirrje të gjithë atyre që posedojnë armë zjarri, nëse për arsye të ndryshme nuk munden të sigurojnë armën e tyre, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.