Një qytetar që u prezantua si veteran i UÇK-së solli dy shalqi dhe një shishe me ujë te Kuvendi, para se të nisë “përpjekja” e 50-të për konstituimin e Kuvendit.
“Ky është bostani i Shqipërisë. Ky është bostani i Greqisë”, tha qytetari. “Ky bostan nuk ka zemër. Albin Kurti ia ka hangër zemrën”.
“Albini na ka rrejtë, ‘e bëjmë bashkimin kombëtar'”, tha ai.
Ujin, ai tha se e mori nga disa hoxhallarë në Shqipëri për ta spërkatur Kuvendin.
“Kam qenë në Shqipëri te hoxhallarët, te Kalaja e te ata, ua kam marrë do ujë. E më ka thënë Kalaja ‘shko stërpike Parlamentin'”, tha ai.
Ai tha se “në qoftë se s’i bën qeky ujë hair, ka me pritë deri në seancën e 100”, do të kërkojë ndihmë në Gjakovë “te sheh Ruxhdia”.
Nëse tentativat shkojnë deri në 150, ai tha se “do të shkojë në Graçanicë te popi” për të kërkuar “ndihmë” për Kurtin.