Qytetari lidhet me zinxhir para Bashkisë së Lezhës, proteston se i kanë zaptuar tokat - Gazeta Express
string(84) "qytetari-lidhet-me-zinxhir-para-bashkise-se-lezhes-proteston-se-i-kane-zaptuar-tokat"

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2021 10:44

Qytetari lidhet me zinxhir para Bashkisë së Lezhës, proteston se i kanë zaptuar tokat

Shqiperi

Gazeta Express

03/03/2021 10:44

Një qytetar është lidhur me zinxhir përpara bashkisë së Lezhës, për të protestuar.

Sipas informacioneve, Huanito Martini ka lidhur veten në shtyllën e dritave pranë bashkisë.

Ai ka treguar për mediat se në fshatin Balldren i kanë zaptuar dhjetëra hektarë tokë. Sipas tij, nuk i është dhënë drejtësi në vendin tonë për problemin e tij.

“Mua më ka vdekur edhe motra aty. Kemi kujtime, hidhërime aty. Kërkojmë njohjen e pronarëve legjitimë të këtij vendi. IKMT, bashkia, i kam bërë thirrje edhe Pjerin Ndreut. Përgjigja e tyre është se ata lejojnë të ndërtojnë në tokat e pronarëve të vjetër. I them kryeministrit zbato ligjin dhe Presidentit respekto Kushtetutën. Do përgatis edhe grevë urie. Nuk e gëzon asnjë pronën e babait tim. Nuk po gjej zbatim”, thotë ai.

burri.png