Qytetarët thonë se do të respektojnë rregullat gjatë festës së Bajramit - Gazeta Express
string(71) "qytetaret-thone-se-do-te-respektojne-rregullat-gjate-festes-se-bajramit"

Gazeta Express

23/05/2020 15:42

Qytetarët thonë se do të respektojnë rregullat gjatë festës së Bajramit

Gazeta Express

23/05/2020 15:42

Pas tridhjetë ditë agjërimi, nesër besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit.

Zakonisht ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit në xhami, por edhe faljen e Bajramit. Mirëpo, sivjet për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19, xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura.

Lexo Edhe:

Megjithatë, qytetarët myslimanë, pajtohen me vendimet e institucioneve shëndetësore, por edhe fetare. Ata thonë se do të vazhdojnë t’i respektojnë rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Qytetari, Asllan Janoha, thotë se mbyllja e xhamive ka ardhur si rezultat i vlerësimit të gjendjes 2 mujore me Covid-19, nga Ministria e Shëndetësisë. Ai theksoi se këtë vit duhet t’i lënë anash tubimet tradicionale që zhvillohen zakonisht për këtë festë.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë se me rastin e epidemisë së koronavirusit, IKShPK-ja, e ka përcjell gjendjen qe 2 muaj e më shumë, prandaj edhe qytetarët janë vetëdijesuar se falja e Fitër-Bajramit këtë vite nuk do të bëhet. Ma merr mendja se është e arsyeshme edhe mos me u falë nëpër xhamia edhe mos me u tubu siç e kemi zakon ne Shqiptarët me shku nëpër ndeja, me u tubu nëpër dreka darka”, thotë ai.

Qytetari tjetër, Osman Vitia, thotë se mbyllja e xhamive dhe festimi i Fitër Bajramit në mënyrë jo të zakonshme, ka ardhur si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, andaj duhet të respektohet.

“Sigurisht që jo shumë e pranueshme për qytetarët mirëpo meqë është situate siç është me pandemi, duhet respektuar dhe kësaj radhe duhet ta festojmë kështu secili në familjen e vet pa vizita pa ceremoni fetare e kështu me radhë…Nuk duhet të hapen Xhamitë, është vendim Bashkësisë Islame dhe i Ministrisë së Shëndetësisë prandaj duhet të respektohen këto sepse është në interes të qytetarëve”, deklaroi ai.

E Zymer Maxharri, thotë se ritet fetare mund të realizohen edhe nëpërmjet televizorit dhe mjeteve tjera teknologjike, andaj bën thirrje për respektim të këtij vendimi.

“Situata e bën të veten edhe të falurit, mund t’i bëjmë tash kemi mjete të sofistikuara, i pyesim njerëzit si je qysh je, si ata në Amerikë si këtë shokun që e kam një mur ndërmjet është njëjte…Qeto ritual mund t’i kryejmë edhe në shtëpi tek e fundit, tash me mjete me televizor”, thotë Maxharri

Kurse, Enver Fazliu, thotë se Ministria e Shëndetësisë këtë kohe pandemia, ka bërë shumë punë, e që sipas tij duhet vlerësuar.

“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ne duhet me u ruajt për shëndetin tonë, miqve shokëve. Ne nuk jemi kompetentë për me vlerësu se a duhet me u hape a nuk duhet, Ministria e shëndetësisë ka bërë punë të madhe deri këtu, në fund mos të hupim lojën për 10 minuta…Absolutisht po, nuk do ja humbim mundin e tyre”, thotë Fazliu.

Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.