Qytetarët tentojnë të ofrohen te Qendra e Numërimit, reagon policia - Gazeta Express
string(66) "qytetaret-tentojne-te-ofrohen-te-qendra-e-numerimit-reagon-policia"

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 21:47

Qytetarët tentojnë të ofrohen te Qendra e Numërimit, reagon policia

Lajme

Gazeta Express

11/11/2025 21:47

Një numër i qytetarëve ka ardhur tek Qendra e Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të cilët kanë tentuar të afrohen afër QNK-së, por Policia e Kosovës nuk i ka lejuar, duke kërkuar nga ata që të largohen nga kjo pjesë.

Qytetarët i kanë thënë KosovaPress-it prapa kamerave se kanë ardhur vetëm të shikojnë se si është gjendja.

Gëzim Stavileci, ish-drejtor i administratës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, u bëri thirrje qytetarëve të largohen dhe mos të bëjnë presion.

Kurse, qytetarët brohorasin “Duam rivotim”, “Duam drejtësi”, “Hajnat në burg”, ndërsa më pas janë larguar.

Përndryshe, në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë po vazhdon rinumërimi i votave, pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Aty ishte ndërprerë rinumërimi për shkak të dyshimit për keqpërdorim të votave.

Advertisement
Advertisement
Advertisement