Qytetarët të mllefosur: Marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndryshe s’ka efekt - Gazeta Express
string(73) "qytetaret-te-mllefosur-marreveshja-duhet-te-nenshkruhet-ndryshe-ska-efekt"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 16:27

Qytetarët të mllefosur: Marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndryshe s’ka efekt

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 16:27

Qytetarët u shprehën të mllefosur pas pajtueshmërisë së Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Sipas tyre, mosgatishmëria e Serbisë për të nënshkruar nuk është shenjë e mirë.

Qytetarët deklaruan se Serbisë nuk i besohet në atë që thotë dhe potencuan se gjasat për ta vënë Kosovën në pozicion jo të mirë janë të mëdha.

Lexo Edhe:

Ata adresuan kritika edhe për politikanët. Sipas tyre, nuk kanë mjaftueshëm përvojë në këtë drejtim, pasi siç theksuan, nuk është dashur të pajtohen mbi aneksin e zbatimit të planit evropian pa pasur nënshkrim nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Qytetari Ajvaz Rama deklaroi për KosovaPress se Serbia nuk do t’i përmbahet planit të BE-së.

Ai akuzoi udhëheqësit e shtetit për zgjatjen e këtij procesi.

Edhe qytetari Hajrulla Gashi u shpreh pesimist në raport me zbatimin e planit të BE-së nga ana serbe. Ai tha se Serbia nuk do ta nënshkruajë kurrë atë.

Qytetari Janujz Dautaj tha se marrëveshja e lidhur me gojë duhet të nënshkruhet, përndryshe nuk ka efekt.

“Marrëveshja e lidhur me gojë duhet të nënshkruhet, përndryshe nuk ka efekt. Sepse, mund të mohojnë çfarë kanë thënë…06:00 Nuk i kam pa çfarë përmban (asociacioni i komunave me shumicë serbe), cilat janë kompetencat, shembull arsimi, shëndetësia e të tjera, dhe a parasheh pushtet ekzekutiv, sepse kjo është katastrofë, vaj halli për neve”, tha Dautaj.

Ndërsa, qytetari Rexhep Miftari u shpreh se Serbia gjithmonë do t’i ikë atij nënshkrimi. Sipas tij, Serbia do vetëm përfitim nga Kosova.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.