"Qytetarët po më pyesin pse nuk po e çon vendin në zgjedhje", Osmani aludon se e ka mundësinë, por ende s'janë plotësuar kushtet - Gazeta Express
string(123) "qytetaret-po-me-pyesin-pse-nuk-po-e-con-vendin-ne-zgjedhje-osmani-aludon-se-e-ka-mundesine-por-ende-sjane-plotesuar-kushtet"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 11:44

“Qytetarët po më pyesin pse nuk po e çon vendin në zgjedhje”, Osmani aludon se e ka mundësinë, por ende s’janë plotësuar kushtet

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 11:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas kthimit nga SHBA-ja dhe disa vizitave të tjera në Evropë, të enjten ka mbajtur një konferencë për media ku ka dhënë sqarime për deklarimet e saj se Trump e ka ndalur një sulm të Serbisë ndaj Kosovës dhe se kjo ngjarje është e kohëve të fundit. Përveç tjerash, ajo është pyetur edhe për bllokadën politike në vend dhe faktin që vendi është pa institucione të reja që nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se si presidente e ka të ndaluar që të negociojë për koalicione të partive politike.

“Nuk është roli i asnjë presidenti të negocioj për koalicione”, ka thënë Osmani.

Duke folur për pyetjet e qytetarëve se pse ajo si presidente nuk po e çon vendin në zgjedhje, Osmani me një buzëqeshje të lehtë, me backgroundin e një juristeje,  ka thënë se për një gjë të tillë duhet të plotësohen disa kushte, siç është shpërbërja e Kuvendit apo dështimi për të zgjedhur Qeverinë brenda një afati të caktuar.

Megjithatë ajo ka sqaruar se në rastin e Kosovës ende s’është ardhur në një fazë të tillë, meqë ende s’ka as Kuvend të konstituar.

“Dua ta qartësoj që Kushtetuta nuk më lejon që në këtë fazë Presidentja ta shpërndajë Kuvendin dhe ta çoje vendin në zgjedhje, sepse ka shumë pyetje nga qytetarë se pse presidentja s’po e çon vendin në zgjedhje. Pra duhet të plotësohen disa kriter ligjore që akoma s’janë plotësuar”, ka thënë Osmani.

Ajo ka përmendur edhe afatin 30 ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se është e bindur që duhet të ketë pasoja juridike.

Ndërkohë s’ka pranuar që të flasë për vendimin e fundit të Gjykatës Supreme për çështjen e mbajtjes së dy pozitave nga Kurti dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë./Express/