Qytetarët, me të cilët bisedoi KosovaPress, janë të mendimit se kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënim të ish-drejtuesve të UÇK-së, është krejtësisht e padrejtë.
Video:
Gjatë ditës së sotme nisi faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryeprokurorja, Kimberly West, kërkoi nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KosovaPress
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...