Qytetarët mezi e shtyjnë muajin, ndërsa kursimet po bëhen luks i paarritshëm - Gazeta Express
string(75) "qytetaret-mezi-e-shtyjne-muajin-ndersa-kursimet-po-behen-luks-i-paarritshem"

Maqedoni

Gazeta Express

25/03/2026 16:52

Qytetarët mezi e shtyjnë muajin, ndërsa kursimet po bëhen luks i paarritshëm

Maqedoni

Gazeta Express

25/03/2026 16:52

Qytetarët nuk arrijnë të kursejnë asnjë denar në nivel mujor. Të anketuar nga Alsat thonë se kanë shumë borxhe për shkak të të cilave nuk mund të kursejnë. Disa mezi e shtyjnë muajin, ndërsa të tjerë thonë se ka raste kur hyjnë edhe në minus, përcjell Gazeta Express nga Alsat.mk.

„Me borxh mezi e shtyjmë muajin, e jo të kursejmë. Me çfarë, çfarë të kursejmë, me pension prej 400 euro që kur t’i paguash të gjitha, çfarë mbetet, nuk ka, kjo është,“ tha një qytetare.

„Asgjë, asgjë, është shtrenjtë. Shtrenjtë. Çfarë keni blerë? Mora pak banane, tranguj, sallatë, qepë të njoma dhe hudhër,“ tha një tjetër qytetare.

„Nuk kursehet asgjë, sepse gjithçka është shtrenjtë. Shkoni në treg të shihni si janë çmimet, astronomike. Nuk mund të kursehet asgjë, shkojmë në minus, nuk ka kursim,“ u shpreh një qytetare tjeter.

Kryetari i Lidhjes të Sindikatave, Sllobodan Trendafillov, për Alsat, tha se me pagat aktuale qytetarët nuk mund të kursejnë asnjë denarë. Bëri thirrje për rritje urgjente.

„Populli, për të qenë i sinqertë, shumë vështirë kursen dhe këtë mund t’ua thotë çdo punëtor dhe çdo qytetar nëse doni. Ajo që është kyçe është se që nga fillimi i vitit, shpenzimet e jetesës e kanë fituar betejën me rritjen e pagave. Vlera e shportës minimale sindikale, sidomos tek ushqimi dhe energjia, është rritur për 2400-2500 denarë në tre muajt e parë. Nëse ky trend vazhdon deri në fund të vitit, një familjes do t’i mungojnë 10.000 denarë më 31 dhjetor 2026,“ deklaroi Sllobodan Trendafillov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

Ndërkohë, një ditë më parë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska- Koçoska, tha se në kushte të pasigurisë së shtuar dhe presioneve ekonomike, duhet bërë kujdes dhe kursim, duke vlerësuar se tronditja aktuale, sidomos për shkak të kapaciteteve të shkatërruara për prodhimin e naftës, mund të ketë ndikim afatgjatë mbi ekonominë. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement