Qytetarët lëvizin lirshëm në Infektivë, thonë se po detyrohen të kujdesen vetë për familjarët e infektuar me Covid-19 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/07/2020 21:49

Qytetarët lëvizin lirshëm në Infektivë, thonë se po detyrohen të kujdesen vetë për familjarët e infektuar me Covid-19

Lajme

Gazeta Express

06/07/2020 21:49

Lëvizjet e tyre brenda oborrit të Infektives janë normale. Ndryshe nga një ditë më parë, ku qytetarëve u ndalohej hyrja.

Ani pse brenda ka rrezik për t’u prekur nga virusi, qytetarët nuk hezituan të hyjnë në Klinikën Infektive, aty ku jeta dhe vdekja janë shumë pranë njëra tjetrës.

Në shumë raste, pacientët po arrijnë ta mposhtin këtë sëmundje.

Lule Shatrri thotë se babai i saj pas disa javë trajtim, do të duhej të lirohej për në shtëpi.

Por që sipas saj, mjekët e infermierët nuk po i japin familjarëve informacione të mjaftueshme.

E pas disa orëve pritje, Shatrri vendosi që të hyjë brenda në Klinikë.

E kjo gjë duket se nuk po i pengonte infektologëve.

E brenda Klinikës Infektive po detyrohen të futen edhe disa qytetarë të tjerë.

Atyre po u kërkohet të kujdesen për familjarët e tyre të shtrirë.

E me të dalë nga Klinika Infektive ky qytetar nuk kishte as ku të dezinfektohej.

Kjo pasi porta dezinfektuese në Klinikën ku po trajtohen rastet me virusi është jashtë funksionit.

Ankesa për portën dezinfektuese e për pastërti janë të shumta.

Ndërkohë qytetarët po vazhdonin që të shëtisin lirshëm në objektin e Klinikës Infektive, ani pse atyre u shërbehet ushqim nga infermierët e Klinikës.

Shumë qytetarë zgjodhën që të hyjnë vetë brenda, e tu dërgojnë ushqim familjarëve.

Pati edhe të atillë, që lajmet për gjendjen e më të dashurve të tyre ti presin jashtë Klinikës.

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës deri në mesditën e së hënës janë duke u trajtuar 144 pacientë, të cilët janë të infektuar nga Covid-19. Zyrtarë nga Klinika Infektive e QKUK-së kanë dhënë detaje se në Infektivë janë 111 raste, në Mjekësinë Sportive janë në trajtim 9 raste, prej tyre dy të intubuar, si dhe në Pulmologji janë të shtrirë 24 persona.