“Qytetarët kanë mllef për VV-në që i mbrojti gabimet - 70% i miratojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese” – Baton Haxhiu për sondazhin - Gazeta Express
string(125) "qytetaret-kane-mllef-per-vv-ne-qe-i-mbrojti-gabimet-70-i-miratojne-vendimet-e-gjykates-kushtetuese-baton-haxhiu-per-sondazhin"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 22:50

“Qytetarët kanë mllef për VV-në që i mbrojti gabimet – 70% i miratojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese” – Baton Haxhiu për sondazhin

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 22:50

Baton Haxhiu, gazetar, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka rëni në elektorat, duke iu referuar një sondazhi të tij.

Ai ka thënë se qytetarët kanë qenë pasur mllef për LVV për shkak se ka mbrojtur gabime të cilat nuk mbrohen.

Lexo Edhe:

Ndër tjerash Haxhiu në “Pressing” tha se 70%  e qytetarëve miratojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për të cilat LVV shpesh ka shfaqur mospajtime.

“Pritjet kanë qenë të mëdha që ky idealizëm e një partie të re që ka qenë opozitë të gjatë është shndërruar në paaftësi për qeverisje. Pritjet që kanë qenë për VV nuk kanë qenë për veri, por për luftimin e korrupsionin”, ka thënë Haxhiu.

“Shqetësimi më i madh i qytetarëve për Vetëvendosjen është mbrojtja e gabimeve të cilat kanë qenë të pambrojtshme, dmth mospëlqyeshmëria është që ata kanë mbrojtë gjëra që nuk mbrohen, qytetarët kanë pasur mleef për këtë”.

“70% i miratojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Haxhiu. /Gazeta Express