string(114) "qytetaret-ende-besojne-qe-kurti-terhiqet-zedhenesja-e-psd-se-tregon-pse-spati-shume-protestues-te-shtunen-e-kaluar"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 23:35

“Qytetarët ende besojnë që Kurti tërhiqet” – zëdhënësja e PSD-së tregon pse s’pati shumë protestues të shtunën e kaluar

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 23:35

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka komentuar protestën e së shtunës të organizuar nga partia e saj.

Kuçi ka thënë se PSD nuk e konsideron si të dështuar protestën, pasi thotë se për protestë u bë e ditur vetëm dy apo tri ditë më herët, shkruan Gazeta Express.

“Nuk mendojmë se ishte dështim, një ditë apo dy më herët ishte marrë vesh për protestën”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi se ka ende njerëz që besojnë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të tërhiqet nga marrëveshja që nuk është nënshkruar, por vetëm është dakorduar mes palëve.  

“Ne si PSD kemi qëndrimet tona. Janë këta militantët e VV-së që ende shpresojnë se do të kemi tërheqje nga marrëveshja, e në anën tjetër një grup që e kanë votuar VV-në e janë gëzuar që marrëveshjen e ka nënshkruar Albini e jo dikush tjetër”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/