Qytetarë të shumtë nderojnë sakrificën dhe rezistencën e familjes Jashari - Gazeta Express
string(73) "qytetare-te-shumte-nderojne-sakrificen-dhe-rezistencen-e-familjes-jashari"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 9:53

Qytetarë të shumtë nderojnë sakrificën dhe rezistencën e familjes Jashari

Lajme

Gazeta Express

06/03/2025 9:53

Në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën për në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Të njëjtit po nderojnë sakrificën e rezistencën e familjes Jashari me rastin e 27 vjetorit të rënies së tyre.

Homazhe duke filluar nga ora 10:00 do të bëjnë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu rezistencën e familjes Jashari në shënimin e Epopesë së UÇK-së do ta kujtojnë edhe akterë tjerë politikë të cilët gjatë ditës do të bëjnë homazhe në Prekaz.

Advertisement
Advertisement
Advertisement