Ardian Gola, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjakovës ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se qyteti i Gjakovës nuk ka muze të luftës, teksa Gjakova ka qenë qyteti më i dëmtuar gjatë luftës nga shtatë zonat sa ka Kosova.
Gola ka treguar për planet e tij sa i përket trashëgimisë kulturore.
“Gjakova ka mundësi që krejt këtë trashëgimi kulturore me e kthy në një burim profitabil, nuk ka sot as zyre funksionale të turizmit në Gjakovë. Me qenë një zyre kur vjen një turist me ditë ku me u orientu”.
“Gjakova është një vend transit me turistët që po shkojnë në Valbonë, pse mos me shfytëzu atë potencial e me ndalë me ia bë një hartë kulturore. Është fortë me rëndësi që këtë trashëgimi kulturore me shndrru një burim të ardhurash”.
“Muzeu i fotografisë, në thelb ka edhe një ide që mundohemi me shty që me bë një lloj kompleksi muzesh. Është pazari vjetër ku ka qenë paraluftës, aty Mimoza ka tentu me rikthy pazarin sot kemi Pazar ambulant, por jo këndshëm me u pa. Ka dështu shkak të shpronësimeve, ndoshta ajo pjeë është më e mira për një kompleks muzesh”, ka thënë Gola. /Gazeta Express
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...