QUINT-i porosi Kosovës për të vazhduar luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar - Gazeta Express
string(88) "qunit-i-porosi-kosoves-per-te-vazhduar-luften-kunder-korrupsionit-e-krimit-te-organizuar"

Gazeta Express

17/01/2020 15:05

QUINT-i porosi Kosovës për të vazhduar luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Gazeta Express

17/01/2020 15:05

Shtetet e QUINT-it vazhdojnë të kërkojnë nga Kosova efikasitet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në “Konferencën vjetore të prokurorëve”, për vitin 2019, e cila u organizua nën patronazhin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, përfaqësuesit e ambasadave të akredituara në Kosovë, inkurajuan gjyqësorin dhe prokurorinë të bëjnë punë të pavarur dhe të marrin më seriozitet ndjekjen e kryesve të veprave penale.

Zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, tha se në vitin 2019 nuk është ngritur asnjë rast i korrupsionit të profilit të lartë.

Lexo Edhe:

“Ambasada amerikane ka qenë e lumtur që janë trajtuar raste të dhunës në familje në Kosovë. Po ashtu, përgëzoj edhe mbrojtësit e viktimave sepse jeni thelbësor që viktimat të kërkojnë të drejtat e tyre. Marrja e frymëzimit mund të na ndihmojë për të nisur ndryshime të vështira dhe të rëndësishme. Në të kaluarën kam dëgjuar duke bërë thirrje për të marrë me seriozitet luftën e korrupsionit. Nga koha e 2017-ës vetëm disa raste janë ngritur me sukses, ndërsa në 2019 nuk është ngritur asnjë rast”.

“SHBA-ja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit dhe ta ndihmojmë të luftojë korrupsionin e krimin e organizuar por ne mund të ju ndihmojmë nëse dëshira është më e madhe se e jona”, tha Giacobbe. Riccardo Serri, zëvendësshef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se prokuroria është shtylla kryesore e sundimit të ligjit.

Ndërsa, kërkoi që të ketë prokurorë që merren me hetime financiare dhe të punojnë së bashku me policinë.

Edhe BE-ja mendon se luftimi i korrupsionit të profilit të lartë nuk është në nivelin e duhur.

“Prokuroria është një nga shtyllat më të rëndësishme të sundimit të ligjit. Ka qenë inkurajuese KPK dhe KGJK ndërmorën hapa të menjëhershëm për të siguruar efikasitet të ligjit. Ka shumë sfida në bazat e përditshme por ja vlen të përmendet sepse keni resurse të kufizuara dhe numri i madh i lë dëme të vjetra mungesa e stafit ndonjëherë është edhe ndikimi i padrejtë sepse ekspertët tanë angazhohen me ju në baza të përditshme. Duke qenë të vetëdijshëm ne besojmë se rezultatet më të mira janë të mundshme dhe ato nevojiten në luftimin e korrupsion dhe krimit të organizuar”.

“Zyra e BE-së bën thirrje që të mandatojë prokurorë që merren me hetime financiare dhe të punojë së bashku me policinë. Korrupsioni i profilit të lartë është një lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe Kosova i ka mbush të gjitha kriteret, por nuk është që ka pas shumë sukses në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë. tha ai. Zv.ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jacob Webber, tha se duhet të punohet shumë për rikthimin e besimit të qytetarëve. Ndërsa shtoi se duhet të rriten përpjekjet e prokurorëve për luftimin e veprave penale.

“Prokuroria e paanshme është nevojë e çdo shteti. Ambasada britanike ka mbështetur iniciativat për zhvillimin e sistemit gjyqësor në Kosovë dhe u kemi dhënë mbështetje institucioneve qe kanë për qëllim zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë. Ne kemi pasur disa suksese së bashku por megjithatë do të doja të adresoja disa çështje shqetësuese. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë është shumë i ulët. Është detyrë që të punojnë për të fituar besimin qytetar dhe ndjekje e kryesve të veprave penale është e drejtë e prokurorisë dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Viktimat duhet të kenë besim që të marrin drejtësi dhe sistemi gjyqësor duhet të ofrojë mbrojtje ligjore e më efektive, shtoi ai.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, tha se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të mos ndikohet nga politika.

“Konferenca ofron mundësi për të shikuar mbrapa dhe po ashtu me rëndësi para dhe mbështesim sistemin prokurorial për të bërë të pavarur. Për Holandën është fokusi jonë përforcimi i sundimit të ligjit në Kosovë. Gjyqësor duhet të jetë i pavarur dhe mos të ndikohet nga politika. Sundimi i ligjit është një parakusht dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shteti duke përfshirë edhe Kosovën. Ju inkurajoj që të përmirësoni performancën dhe të punoni së bashku me ekipe e në veçanti me raste të vështira dhe përgatituni më mirë e më shumë sepse është shumë e rëndësishme për qytetarët. Qytetarët e Kosovës presin nga ju që të përmirësim edhe më shumë gjyqësorin dhe të rifitojnë besimin në sistem”, tha ajo.