Quni: Rritja e votave pa dashjen edhe dijeninë time, jam i gatshëm të bashkëpunoj me policinë e prokurorinë - Gazeta Express
string(104) "qunirritja-e-votave-pa-dashjen-edhe-dijenine-time-jam-i-gatshem-te-bashkepunoj-me-policine-e-prokurorine"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 13:02

Quni: Rritja e votave pa dashjen edhe dijeninë time, jam i gatshëm të bashkëpunoj me policinë e prokurorinë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 13:02

Deputeti i LDK’së Anton Quni ka thënë se rritja e votave në emër të tij “është bërë pa dashjen dhe pa dijeninë” e tij.

“Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore.”

Ai ka thënë se i është njollosur personaliteti dhe karriera.

“Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit.”

Sipas tij “motivin dhe qëllimin e vërtetë prapa këtij operacioni kriminal duhet ta vërtetojnë institucionet e drejtësisë”.

“Unë jam i interesuari që të zbardhet e vërteta:

-Pse u zgjodh emri im për këtë manipulim?

-Kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët në Qendrën e Numërimit?”

Ai i ka kërkuar falje kolegëve të cilëve votat “mund të jenë tjetërsuar në favorin e tij”.

Quni ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

“Garimi duhet të jetë i drejtë dhe çdo votë e fituar me meritë duhet të shkojë te personi që e ka marrë atë besim.  Deklaroj se jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për të zbardhur këtë skandal deri në fund. E vërteta është mbrojtja ime e vetme.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement