Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është deklaruar lidhur me çështjen e presidentit, dhe qëndrimin e tij për presidenten Vjosa Osmani.
Quni, ka thënë se qëndrimin personal të tij e ka dhënë në strukturat e LDK’së, dhe se, ai do të pajtohet me vendimin që do të merret aty, përcjell Express.
‘’qëndrimi personal është shpreh në organet e partisë, do e shprehi brenda strukturave të partisë, aty merret vendimi. Unë do të pajtohem me vendimin që mirret’’, ka thënë Quni për media.
Sa i përket takimit me liderit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të VV’së, Albin Kurti, ai ka thënë se informatat do t’i marrin në mbledhjen e LDK’së.
‘’Tani do i marrim informatat, prandaj edhe po mbahet ky takim, që t’i marrim informatat nga kryetari Abdixhiku’’, ka shtuar ai.
Lidhur me mundësinë e një marrëveshje me VV’në dhe se a e përkrah ai këtë, Quni ka thënë se kjo gjë do të diskutohet në mbledhje.
‘do të diskutojmë, do të bëjmë debat, dhe do të marrim vendimin e duhur’’, ka thënë ai. /Express