Quni për Express: KFOR’i është duke e hetuar futjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë - Gazeta Express
string(83) "quni-per-express-kfori-eshte-duke-e-hetuar-futjen-e-xhandarmerise-serbe-ne-karaceve"

Quni për Express: KFOR’i është duke e hetuar futjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Arbër Jashari

08/08/2020 13:29

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni tha se KFOR’i dhe institucionet vendore të sigurisë janë duke e hetuar rastin e djeshëm të futjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Quni për Gazetën Express deklaroi poashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me Komandantin e KFOR’it, gjeneral Risin dhe me kryeministrin Avdullah Hoti.

Provokimet e djeshme të pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në fshatin kufitar të Karaçevës janë parë me shqetësim nga banorët e kësaj zone. Xhandarmëria serbe në vazhdimësi që nga përfundimi i luftës ka patrulluar në këtë zonë duke shkaktuar frikë dhe pasiguri në fshatrat e brezit kufitar Kosovë-Serbi.

Lexo Edhe:

Nga pamjet që kanë qarkulluar dje, disa pjesëtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe janë futur në thellësi të fshatit Karaçevë duke lëvizur lirshëm në brendi të territorit të Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni është shprehur se nga momenti që është informuar për rastin është në kontakt me komandantin e KFOR’it.

“Që  nga momenti kur është njoftuar për lëvizjen e forcave serbe brenda territorit të Kosovës jam në kontakte të vazhdueshme me Kryeministrin Hoti dhe Komandantin e KFOR-it gjeneral Risi. Po ashtu kam biseduar me Kryetarin e Komunës së Kamenicës zotin Qëndron Kastrati”, tha Quni për Express të shtunën.

Ai tha po ashtu se futja e xhandarmërisë në thellësi të territorit të Kosovës është duke u hetuar nga KFOR’i dhe së shpejti do të dalin me raportin e saktë të kësaj ngjarje.

“Rasti është duke u hetuar nga autoritetet e KFOR-it dhe institucionet vendore të sigurisë.Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarjeje.Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e Komandantit të FSK-së gjenerallejtënantë  Rrahman Rama”, tha Ministri i Mbrojtjes.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës thanë për Express se kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk kanë hasur në ushtri të Serbisë.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti.
Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia thanë po ashtu se kanë njoftuar KFOR’in lidhur me rastin.

“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë.Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigjen e Policisë