Quni – Gërvallës: Kur anija rrezikon të fundoset të parët që largohen janë brejtësit dhe ata që mendojnë për vetën   - Gazeta Express
string(111) "quni-gervalles-kur-anija-rrezikon-te-fundoset-te-paret-qe-largohen-jane-brejtesit-dhe-ata-qe-mendojne-per-veten"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 17:55

Quni – Gërvallës: Kur anija rrezikon të fundoset të parët që largohen janë brejtësit dhe ata që mendojnë për vetën  

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 17:55

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka vazhduar përplasjen me deputeten nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, Donika Gërvallën, pasi që kjo e fundit sot ka përmendur Qunin dhe disa deputetë të tjerë, duke thënë se ata u bën bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër saj.

Quni në reagimin e tij ka thënë se ‘’brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten’’.

Deputeti ka shtuar se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e LDK-së, duke kritikuar kështu Gërvallën që është larguar nga kjo parti.

 ‘‘Brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten.

Kur anija shpëton, ata bëhen xhelozë sepse nuk ishin pjesë e shpëtimit dhe fitores.

Fundosja e LDK-së do të thotë fundosja e Kosovës.

Unë do të jem këtu për aq kohë sa ka njerëz qe e duan  LDK-në të fundosur’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress