Quni: Autoritetet e Qeverisë dhe VV-së po krijojnë opinione të rrejshme - Gazeta Express
string(70) "quni-autoritetet-e-qeverise-dhe-vv-se-po-krijojne-opinione-te-rrejshme"

Quni: Autoritetet e Qeverisë dhe VV-së po krijojnë opinione të rrejshme

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:11

“Luftë hibride’’, ky term më së shumti kohës së fundit po përdoret nga kryeministri i vendit, Albin Kurti por edhe nga ministra, deputetë, zëvendësministra e përkrahës të tij.

Në këtë drejtim, madje nga kryeministri Kurti janë sulmuar dhe mediat duke i akuzuar ato për një “luftë hibride” .

Lexo Edhe:

Por, kryeministri i vendit sulmin në veri në veri në kanalin Ibër-Lepenc e quajti “akt terrorist”, mirëpo pas tri ditësh në takimin me Vuçiqin, ai sipas raportimeve nuk e përmendi fare.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se kjo është hipokrizi dhe se sipas tij qeveria dhe VV-ja po manipulojnë  duke krijuar opinion të rrejshëm.

“Kjo është hipokrizi që tani më është demaskuar çdo qytetarë mund ta lexojë se si autoritetet e Qeverisë dhe autoritetet e Vetëvendosjes manipulojnë duke krijuar opinione të rrejshme kinse për përkushtimin e tyre për mirëqenien e qytetarëve për rreziqet që vijnë nga jashtë kinse janë të vetmit të autorizuar që të dalin përballë të gjitha këtyre rreziqeve, por e vërteta është që LDK-ja në kohën e okupimit dhe çlirimit të Kosovës dhe shtet ndërtimit është treguar subjekti politik më serioz me gjitha kapacitetet e kemi mundur njëherë Serbinë, do ta mundim çdoherë kur të paraqitet nevoja”, ka thënë Quni në një prononcim për EO.