Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ia dha një përgjigje ambasadorëve të QUINT që reaguan për moscertifikimin e Listës Srpska përmes deputetit të tij, Dimal Basha.
Ky i fundit iu foli ambasadorëve perëndimorë për fitore të demokracisë e për atë se çka po e kërcënon pluralizimin politik në vend.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po kërkon ndalimin e komunitetit serb të merr pjesë në zgjedhje, por po kërkon ndalimin e Listës Serbe, e cila paraqet rrëzik për pluralizmin politik, ka brenda saj zyrtarë që kërcënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues, dhe kontrollohet nga Vuçiq”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
𝗧ë 𝗻𝗱𝗲𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗮𝗺𝗯𝗮𝘀𝗮𝗱𝗼𝗿ë,
Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk po kërkon ndalimin e komunitetit serb të merr pjesë në zgjedhje, por po kërkon ndalimin e Listës Serbe, e cila paraqet rrëzik për pluralizmin politik, ka brenda saj zyrtarë që kërcënojnë sigurinë dhe rendin kushtetues, dhe kontrollohet nga Vuçiq.
𝗠𝗼𝘀-𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗟𝗶𝘀𝘁ë𝘀 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗲 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗿𝗲 𝗽ë𝗿 𝘀𝗲𝗿𝗯ë𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗽ë𝗿 𝘃𝗲𝘁 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻ë 𝗻ë 𝘃𝗲𝗻𝗱, 𝗸𝘂𝗿𝘀𝗲 𝗰𝗲𝗿𝘁𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗮𝗷 𝗲 𝘃𝗿𝗲𝘁 𝗮𝘁ë!