Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin që e zhvilluan sot te Kurti bashkë me ambasadorët tjerë të QUINT’it dhe shefin e zyrës së BE’së.
Ai ka thënë se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.
“Sot pasditë e takova kryeministrin në detyre Albin Kurti me ambasadorët e tjerë të QUINT’it. E inkurajova për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj duke bërë progres në cështjet jetike, siç është zhbllokimi i financimit dhe procedimi drejt integrimit euro-atlantik”, ka shkruar Hargreaves.