Adem Qorrolli, ekspert i Ekonomisë, tha se ministrat e Qeverisë Kurti më shpesh kanë takuar prokurorët e Prokurorisë Speciale sesa përfaqësuesit e odave ekonomike.
Qorrolli tha se odat ekonomike mbi 20 herë kanë bërë kërkesë ta takojnë ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Mundem me thanë me siguri që ministrat e Albin Kurtit më shpesh kanë takuar prokurorët e Prokurorisë Speciale se që e kanë takuar përfaqësuesin e ndonjë ode ekonomike ose Lidhjes së Bizneseve të Kosovës. Asnjëherë nuk na kanë ftu në rolin e ekspertizave, asnjëherë nuk na kanë ftu në rolin e mendimit të tretë”, tha Qorrolli.
Të ftosh sot ata përfaqësues, sipas tij, kjo bëhet për siç e quan ai marketing.
“Se ne jemi marketingu më i mirë që u japim krah, e deri në ditët e fundit i ka quajt si përfaqësues të partive politike LDK, PDK, ty të ka zgjedh ky, ty të ka zgjedh ky, e që asnjërin nuk e ka njohur se ka pas qejf t’i ndërrojë, qysh ka bë me krejt bordet dhe institucionet e pavarura që ai i udhëheq dhe këtu nuk ka mujt me depërtu”, tha eksperti.
Sipas tij, njëjtë ka vepruar edhe me pjesëmarrjen në medie, ku fillimisht nuk kanë marrë pjesë kurse tani po.
“Ka nis me 396 mijë vota, dhe tash në këto zgjedhje e ka mbyll me 196 mjë. 200 mijë vota janë të mëdha. Me të vërtetë është shqetësuese, po të isha unë në pozitën e tij, 200 euro do ta bëja pensionin e pleqërisë, do t’i ndaja edhe 3 rroga të 13-ta. Po, po edhe nëse del në moshë të shtyrë-65-vjet, 5 mijë euro donacion, ndryshe nuk mundet me shpëtu”, u shpreh Qorrolli. /BetimipërDrejtësi