Qorrolli: Mbi 65% e pagës aktuale shkon vetëm për konsum – qytetarët ndryshe mendojnë për çështje politike, ndryshe për ekonomike - Gazeta Express
string(124) "qorrolli-mbi-65-e-pages-aktuale-shkon-vetem-per-konsum-qytetaret-ndryshe-mendojne-per-ceshtje-politike-ndryshe-per-ekonomike"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:44

Qorrolli: Mbi 65% e pagës aktuale shkon vetëm për konsum – qytetarët ndryshe mendojnë për çështje politike, ndryshe për ekonomike

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 11:44

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, duke komentuar të dhënat e omnibusit, ka thënë se rritja e çmimeve ka bërë që mbi 65% e pagës së një qytetari të shkojë vetëm për blerjen e produkteve bazike.

Sipas tij, kjo ngritje e çmimeve ka bërë që qytetarët të ndjekin aksionet në markete për t’u furnizuar me produkte bazike, ndonjëherë edhe afër afatit të skadencës.

Megjithatë, sipas tij, hulumtimi i fundit tregon se qytetarët, përkundër vështirësive ekonomike, kanë mendime diametralisht të kundërta për çështje politike.

“Ne, kur të votojmë dhe të zgjedhim, duhet ta zgjedhim edhe xhepin tonë. Ne duhet të shohim se çka kemi marrë dhe çka do të marrim pas zgjedhjeve me votën që japim. Nëse unë kam pasur një pagë 400 euro e tash kam 500 euro, në anën tjetër nëse më herët shporta ime ka qenë 400 euro e tash është 850 euro, atëherë kjo qeveri nuk është e dëshirueshme për mua. Nëse bizneset i kemi pasur me një zhvillim të hovshëm, derisa sot ato kanë ngecje, kjo tregon për zgjedhjen që kemi bërë”, ka thënë Qorrolli.

Ndryshe, sipas Qorrollit, jo vetëm 79% e qytetarëve kanë probleme serioze për të mbuluar shpenzimet mujore, ngase në muajt në vazhdim mund të ketë ngritje të serishme të çmimeve që do të jenë të papërballueshme për të gjithë ne.