Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Adem Qorrolli, ka reaguar rreth pjesëmarrjes së Albin Kurti në simpoziumin e 28-të Symi në Greqi.
Qorrolli, ka thënë se Kurti është në Greqi ‘’në orë letrare të paqes, por jo edhe në Amerikë’’.
I njëjti, në postimin e tij, ka thënë edhe se, themelues i këtij simpoziumi është George Papandreou, i cili, ka shtuar Qorrolli, e ka kundërshtuar njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.m
Postimi:
Albini në Greqi në ora letrare të paqës por jo edhe në Amerik!
Eedicioni i 28-të i Symi Symposium po mbahet 5–9 korrik 2026 në Olympia, Greqi.
Albin Kurti ka marrë pjesë disa herë në Symi Symposium, një forum ndërkombëtar i themeluar nga Papandreou,
George Papandreou si themelues i Simpoziumit Ndërkombëtar të Symit në Greqi, ku diskutohen tema si demokracia, paqja, inteligjenca artificiale, ndryshimet klimatike dhe sfidat globale.
Ka qenë Kryeministër i Greqisë nga viti 2009 deri në 2011.
Ka shërbyer edhe si Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë (1999–2004) dhe si kryetar i partisë socialiste greke PASOK.
George Papandreou ka bërë disa deklarata publike për Kosovën ndër vite.
Në vitin 2008–2009, ai kundërshtoi njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se një njohje e tillë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se zgjidhja duhej të arrihej përmes dialogut me Sërbi!