QMK: Zjarri në Kozhuf është vënë nën kontroll - Gazeta Express
string(44) "qmk-zjarri-ne-kozhuf-eshte-vene-nen-kontroll"

Maqedoni

Gazeta Express

04/09/2025 11:47

QMK: Zjarri në Kozhuf është vënë nën kontroll

Maqedoni

Gazeta Express

04/09/2025 11:47

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në mëngjesin e sotëm, në territorin e vendit janë regjistruar 23 zjarre në ambiente të hapura.

Siç njoftojnë nga ky institucion, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar plotësisht.

“Zjarri në malin Kozhuf është vendosur nën kontroll. Ndërsa zjarret që janë shuar kanë qenë në komunat Ilinden, Gazi Babë, Strugë, Tetovë, Krivogashtan, Prilep, Kumanovë, Zelenikovë, Makedonski Brod, si dhe në Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër”, thonë nga QMK.