QMK: Nga gjithsej 27 zjarre në vende të hapura, aktivë janë gjashtë - Gazeta Express
string(65) "qmk-nga-gjithsej-27-zjarre-ne-vende-te-hapura-aktive-jane-gjashte"

Maqedoni

Gazeta Express

14/08/2025 21:05

QMK: Nga gjithsej 27 zjarre në vende të hapura, aktivë janë gjashtë

Maqedoni

Gazeta Express

14/08/2025 21:05

Në territorin e shtetit deri në orën 18:00 ka gjithsej 27 zjarre në vende të hapura, prej të cilëve aktivë janë gjashtë zjarre, një është nën kontroll dhe janë shuar 20 zjarre, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Aktiv është zjarri në rezervatin “Jasen” ku po digjet pyll i përzier dhe zjarri nga fshati Deviç dhe Greshnicë, në Komunën Makedonski Brod, ku po digjet vegjetacion i ulët. Po digjen kullosa mes fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë, në Komunën Jegunovc, pyll me drurë të ulët në fshatrat Çellopek dhe Miletinë, në Komunën Bërvenicë, kashtë në fshatin Haranjell dhe vegjetacion i ulët në fshatin Cërskë e Vogël, në Komunën e Kërçovës.

Nën kontroll është zjarri në fshatin Oktis, në Komunën e Strugës ku digjej vegjetacion i ulët.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Muhamed Ali dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, sot ishin në terren në fshatin Oktis.

“Zjarri, megjithëse kishte marrë përmasa të mëdha, është vënë nën kontroll, por në disa vende ende ka tym që po monitorohet me kujdes nga ekipet në terren. Në shuarjen e tij po vepron edhe aeroplani ‘Er Traktor’ i DMSH-së, i cili ndërhyn nga ajri, si dhe gjashtë zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës nga NJTZ – Strugë, dhjetë persona nga Ndërmarrja Pyjore, dy automjete ‘Pinzgauer’ nga DMSH dhe banorë lokalë. Falë ndërhyrjes së shpejtë, koordinimit të të gjitha shërbimeve dhe ndihmës së pakursyer të banorëve lokalë, është parandaluar përhapja e zjarrit drejt vendbanimeve”, njoftoi QMK.

Janë shuar zjarret në Komunën Demir Hisar: fshati Ilinë e Vogël (pyll dushku); Komunën e Strugës: vendi i quajtur “Mali Begut”, fshati Dollogozhdë (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier); Komunën e Dellçevës: fshati Oçipallë (mbeturina dhe vegjetacion i ulët); Komuna e Kumanovës: rruga Gjorgje Petrov (mbeturina), fshati Rramanli (vegjetacion i ulët), te industria e mishit “Niksi” (vegjetacion i ulët), lagjja Karposh (vegjetacion i ulët); Komuna Nagoriçan i Vjetër: fshati Çellopek (vegjetacion i ulët dhe kashtë); Komuna Saraj fshati Radushë drejt fshatit Dvorcë (vegjetacion i ulët); Komuna Haraçinë (vegjetacion i ulët), fshati Orllancë (mbeturina); Komuna Sopishtë: fshati Shën Petka (vegjetacion i ulët); Komuna Shuto Orizarë: rruga Brsjaçka Buna (mbeturina); Komuna Zhelinë: fshati Grupçin (vegjetacion i ulët); Komuna Tetovë: fshati Sellcë (vegjetacion i ulët), te restoranti “Siraç” (mbeturina); Komuna Gostivar: fshati Çegran (vegjetacion i ulët); Komuna Prilep: fshati Dabnicë (vegjetacion i ulët); Komuna Resnjë: fshati Drmeni (vegjetacion i ulët); Komuna Çeshinovë – Obleshevë: fshati Terancë (vegjetacion i ulët).