Dy zjarre janë aktualisht aktive në të gjithë vendin, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur në territorin e vendit. Nga këto, 13 janë shuar, njoftoi sot Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Bimësi me rritje të ulët po digjet në zonën e fshatrave Crnilishte dhe Dolgaec në komunën e Dollnenit. Një pyll i përzier po digjet në rajonin e fshatit Nikushtak në komunën e Likovës.
Zjarret në komunat Gjevgjeli, Makedonski Brod dhe Gazi Babë janë vënë nën kontroll. Bëhet fjalë për një zjarr nëntokësor në malin Kozuf, një pyll të përzier të djegur në “Jasen”, si dhe një deponi mbeturinash që digjet në “Vardarishtë”.
Zjarret e shuara ishin në territoret e komunave Haraçinë, Vallandovë, Dellçevë, Ilinden, Kavadar, Kumanovë, Likovë, Radovish, Sveti Nikollë, Çeshinovë – Obleshevë. Tre të tjerat ishin në zonën e komunës së Strugës.
tag_katrorimaqedoni_2