QMK: 33 zjarre në zona të hapura/ 2 janë aktiv, 3 nën kontroll dhe 28 janë shuar - Gazeta Express
string(77) "qmk-33-zjarre-ne-zona-te-hapura-2-jane-aktiv-3-nen-kontroll-dhe-28-jane-shuar"

Maqedoni

Gazeta Express

13/08/2025 17:19

QMK: 33 zjarre në zona të hapura/ 2 janë aktiv, 3 nën kontroll dhe 28 janë shuar

Maqedoni

Gazeta Express

13/08/2025 17:19

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 33 zjarre në zona të hapura, nga të cilat dy janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll dhe 28 janë shuar. Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, Zjarri më i vështirë për shuarje i cili zgjat tani e disa ditë është ai në Jasen i cili po ndodh në terren të pa qasshëm, i rëndë për lëvizje ndërsa tash e disa ditë po veprohet me helikopterë dhe me Air Traktorë për vënien nën kontroll, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

“Në anën e poshtme të rrugës, nga porta e ‘Jasenit’ drejt Liqenit Kozjak, situata është shumë e keqe. Ka tym të dendur dhe dukshmëria është e ulët, veçanërisht për avionët, kështu që nuk mund të operojmë nga ajri. Në tokë, përveç ekipeve të ARM-së dhe MPB-së, ka edhe ekipe nga ‘Jaseni’ dhe ‘Pyjet Kombëtare’, disa automjete speciale dhe autocisterna, dhe që nga dje zjarrfikësit nga Kavadari kanë ndihmuar me dy automjete”, deklaroi Stojançe Angelov- Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë shuar edhe zjarre në Shkup, të cilat përfshinë bimësi të ulët pranë fshatit Sfillare të Epërme dhe Radushë ku është intervenuar nga ana e njësitit të zjarrfikësve menjëherë. Kur behet fjale për personat e arrestuar sa i përket zjarreve, një rast i pazakonshëm është raportuar nga MPB. Një person është arrestuar pasi ka gjuajtur me gurë drejt një helikopteri pranë Lepenecit, përderisa helikopteri ka mbushur ujë për të shuar zjarret në terren.

“Më 12.08.2025 në orën 18:55, njësiti i policisë së Stacionit Policor në Karposh kanë arrestuar I.A. 55 vjeçar nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer vepër penale rrezikim i sigurisë së trafikut ajror. Konkretisht, më 06 korrik 2025 rreth orës 18:00, përderisa helikopteri i policisë po i afrohej vendit ku lumi Lepenc derdhet në lumin Vardar me qëllim që ta mbushë me ujë për të shuar zjarrin në zonën e Bllacës, pilotët vunë re një person i cili kishte hyrë në pjesën e cekët të shtratit të lumit Vardar dhe po tundte krahët, pas së cilës u informuan nga personat e pranishëm në vendngjarje se personi po hidhte gurë drejt helikopterit”, njoftojnë nga MPB.

Sipas policisë, pas këtij akti, helikopteri ka ndërruar vendin e mbushjes me ujë, për të shmangur rrezikun për sigurinë gjatë kryerjes së detyrave. /Alsat.mk