QKUK tarifon 3 euro për qëndrimin pranë pacientëve, paguajnë edhe pensionistët - Gazeta Express
string(77) "qkuk-tarifon-3-euro-per-qendrimin-prane-pacienteve-paguajne-edhe-pensionistet"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 12:33

QKUK tarifon 3 euro për qëndrimin pranë pacientëve, paguajnë edhe pensionistët

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 12:33

Familjarët që qëndrojnë pranë pacientëve në Klinikën Qendrore Universitare të Kosovës (QKUK) tani duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi, pavarësisht moshës apo statusit financiar.

Tarifa aplikohet edhe për pensionistët dhe për raste kur prania e familjarit është e domosdoshme për kujdesin e pacientit, veçanërisht për të moshuarit ose ata me gjendje të rënduar shëndetësore.

Kjo pagesë e përditshme mund të krijojë barrë financiare për familjet, sidomos kur trajtimi spitalor zgjat disa ditë apo javë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement