QKUK flet për gjendjen e fëmijës që u sulmua nga ujku: Gjendja është stabile, u tërhoq zvarrë disa metra - Gazeta Express
string(102) "qkuk-flet-per-gjendjen-e-femijes-qe-u-sulmua-nga-ujku-gjendja-eshte-stabile-u-terhoq-zvarre-disa-metra"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 13:09

QKUK flet për gjendjen e fëmijës që u sulmua nga ujku: Gjendja është stabile, u tërhoq zvarrë disa metra

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 13:09

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për gjendjen e fëmijës 5-vjeçar nga Shtërpca, i cili u njoftua se është sulmuar nga një ujk. QKUK ka thënë se aktualisht gjendja e fëmijës vlerësohet të jetë stabile, dhe se të njëjtit i janë dhënë vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

Po ashtu, nga QKUK është thënë se sipas familjarëve, fëmija që është sulmuar nga ujku është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë, shkruan Gazeta Express.

‘‘Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë’’, thuhet mes tjerash në postimin e QKUK-së.

Postimi:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se më datë 27.08.2025, në Klinikën Emergjente të QKUK-së, është pranuar një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Brod, komuna e Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.

Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.

Pas pranimit në Klinikën Emergjente, ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme fillestare.

Aktualisht, fëmija është pranuar dhe po merr trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja  vlerësohet stabile.

Janë dhënë  vaksinat, sipas protokollit, si dhe është konsultuar Psikologu Klinik për vlerësimin dhe mbështetjen e gjendjes emocionale të fëmijës.

Pavarësisht gjendjes stabile, për arsye të monitorimit dhe mundësisë së ndryshimeve eventuale, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë.