QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative - Gazeta Express
string(110) "qkmk1-paralajmeron-bllokade-te-rruges-afer-kufirit-kosove-serbi-apelon-qytetaret-te-perdorin-rruge-alternative"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 10:45

QKMK paralajmëron bllokadë të rrugës afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon qytetarët të përdorin rrugë alternative

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 10:45

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se nesër, më 24 dhjetor është paralajmëruar një bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë të Serbisë.

Nga QKMK, qytetarëve i është bërë thirrje që të shfrytëzojnë rrugë të tjera me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Njoftim:

Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50.

Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni📞 në numrat e QKMK-së +38345198000, +38345198606 dhe 080050095.

Advertisement
Advertisement
Advertisement