Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rruga Pejë–Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas është e kalueshme për qarkullim.
Megjithatë, sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi për automjetet e rënda paraqitet shumë i vështirësuar për shkak të kushteve dimërore, ndërsa përdorimi i pajisjeve dimërore është i domosdoshëm.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat:
+383 (0)45 198000
+383 (0)45 198606.