string(62) "qkk-ne-bashkepunim-me-uralcult-shfaqen-filma-shqip-ne-gjermani"

Arte

Gazeta Express

06/11/2023 16:14

QKK në bashkëpunim me UralCult shfaqen filma shqip në Gjermani

Arte

Gazeta Express

06/11/2023 16:14

Qendra Kinematografike në bashkëpunim me shoqatën UraCult, gjatë fundjavës që lamë pas, kanë shfaqur filma shqip në Köln të Gjermanisë.

Filmat të cilët u shfaqën ishin “Pa vend“, „Vera andërron detin”, “Koagulimi” dhe “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.

Pas shfaqjes së filmave pati edhe një panel diskutimi, pjesë e të cilit ishte Blerta Zeqiri, drejtore e Qendres Kinematografike të Kosovës dhe Fitore Muzaqi skenariste dhe regjisore e suksesshme. Në panel u diskutua për mundësitë e reja të zhvillimit të kinematografisë në Kosovë përmes rabbatit dhe për ligjin e ri për kinematografi.