QKK-ja hap thirrjen për propozime për OSCAR - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

15/09/2020 14:05

QKK-ja hap thirrjen për propozime për OSCAR

Arte

Gazeta Express

15/09/2020 14:05

Qendra Kinematografike e Kosovës fton të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Në këtë katgori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Përshkak të pandemisë, Akademia e Oscars ka përcaktuar disa rregulla të reja. Ndër to kryesorja që do të vlejë vetëm për edicionin e 93të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që ti sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD

Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin.

Që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë. 

Kushtet dhe detajet tjera të aplikimit i gjeni këtu.

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected]

Apo përmes postës:

Qendra Kinematografike e Kosovës
Rruga UÇK Nr. 273
10000 Prishtina
Kosova

Data e fundit për dërgimin e propozimeve është 30 shtator 2020.