Dje, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Universiteti i Arteve në Shqipëri nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit, me synim mbështetjen financiare dhe profesionale të produksioneve filmike studentore.
Marrëveshja parashikon, ndër të tjera dhe angazhimin praktik të studentëve në fusha si aktrimi, regjia, skenografia dhe disiplina të tjera të kinemasë, gjatë xhirimit dhe procesit të produksionit të projekteve të financuara nga QKK.
Ky është një hap i parë konkret drejt fuqizimit të talenteve te reja duke u dhënë mundësinë që në përfundim të studimeve, të kenë një portofol profesional dhe projekte të denja për nisjen e karrierës së tyre. Do të kemi marrëveshje të tjera në të ardhmen me Universitetin e Arteve për programe të rëndësishme të cilat janë dhe nevojat reale të industrisë.