Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë.
“Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.
Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes.
Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se shpërblimi për ndarjen e 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës do të miratohet të hënën në mbledhjen e qeverisë.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, shkroi Murati.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar 500 mijë euro nëse “Dardanët” e kalojnë Sllovakinë dhe 1 milion të tjera nëse e mposhtin Sllovakinë.
E ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që dje postoi një fotografi nga stadiumi në Bratisllavë me mbishkrimin “Qiti paret kryeministër”. /Gazeta Express/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...