Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme - Gazeta Express
string(97) "qirate-ne-zvicer-rriten-per-te-rinjte-zhvendosja-drejt-banesave-te-reja-gjithnje-me-e-kushtueshme"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 16:51

Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 16:51

Zhvendosja në një banesë të re në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë për qiramarrësit, sipas një analize të fundit të publikuar nga platforma e pasurive të paluajtshme IAZI / CIFI, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të raportit “Swiss Property Benchmark”, gjatë 20 viteve të fundit qiratë për qiramarrësit e rinj janë rritur me 31 për qind, ndërsa për banorët afatgjatë ato kanë mbetur kryesisht të qëndrueshme.

Analiza nxjerr në pah gjithashtu se hendeku mes çmimeve të qirave për qiramarrësit e rinj dhe atyre ekzistues po zgjerohet vazhdimisht në Zvicër.

Ky trend po e bën gjithnjë e më të vështirë për qytetarët që të ndryshojnë banesë, duke rritur presionin financiar mbi ata që kërkojnë të hyjnë në tregun e qirave ose të zhvendosen në një apartament të ri./Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement