Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan - Gazeta Express
string(43) "qindra-te-vdekur-pas-termetit-ne-afganistan"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 11:00

Qindra të vdekur pas tërmetit në Afganistan

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 11:00

Një tërmet i fortë ka goditur Afganistanin. Njoftohet për qindra të vdekur e mijëra të lënduar. Terreni i vështirë kufizon transportimin e të lënduarve.

Deri më tani më shumë se 620 persona kanë humbur jetën në Afganistan pas tërmetit 6.0 ballë që tronditi një rajon kufitar me Pakistanin,  zonë e vështirë për hyrjen e forcave të shpëtimit. Të dhënat vijnë nga Ministria e Brendshme e vendit. Epiqendra e tërmetit shtrihej në zonën e qytetit Xhalalabad në provincën Nangarhar. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. Qindra të lënduar janë dërguar në spitale, sipas Najibullah Hanif, zëdhënës i provincës. Sipas radios afgane, RTA ka më shumë se 1000 të lënduar. Pritet rritje e numrit të viktimave, sepse ende mendohet se shumë njerëz janë nën rrënoja.

Xhalalabadi është një zonë e rëndësishme kufitare me Pakistanin dhe një qytet i njohur për tregtinë, me një popullsi prej afërsisht 300.000 banorësh. Por shumë më tepër njerëz jetojnë në zonat përreth. Shumica e ndërtesave janë të ulëta, kryesisht të ndërtuara me beton dhe tulla, shtëpitë e ngritura me tulla balte dhe dru ndodhen në periferi. /DW