Një grup prej rreth 600 zyrtarësh të pensionuar izraelitë të sigurisë, përfshirë ish-krerë të agjencive të inteligjencës, i kanë shkruar Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ushtruar presion mbi Izraelin që të përfundojë menjëherë luftën në Gaza.
“Është gjykimi ynë profesional se Hamasi nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin”, thanë zyrtarët, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Besueshmëria juaj me shumicën dërrmuese të izraelitëve rrit aftësinë tuaj për të drejtuar Kryeministrin [Benjamin] Netanyahu dhe qeverinë e tij në drejtimin e duhur: Përfundoni luftën, ktheni pengjet, ndaloni vuajtjet”, shkruan ata.
Apeli i tyre vjen mes raportimeve se Netanyahu po shtyn përpara zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gaza, ndërsa bisedimet indirekte për armëpushim me Hamasin kanë ngecur.