Qeverisja e keq qytetarin përveç që e fut në lajthitje të tilla, ajo edhe e zhvesh nga çdo vlerë humane, e poshtron dinjitetin e tij deri në shpërfytyrim.
Dritan Dragusha
Kishte rënë interesimi i të rinjve për të studiuar gjuhë shqipe dhe si rezultat ky departament ishte afër mbylljes. Për këtë Qeveria kishte marrë vendim që ata (studentët) që do të studionin “Gjuhë Shqipe” në Universitetin e Prishtinës do të subvencionohen me nga 1.000 euro. Ky vendim i Qeverisë kishte bërë që shumëkush t’ia mësyenin Universitetit të Prishtinës, përkatësisht Departamentit për “Gjuhë Shqipe”.
1000 euro, në një krizë çfarë është Kosova ua then mendjen shumëkujt, madje, me u marrë edhe me gjuhë shqipe. Mosha të ndryshme tanimë po i përvishnin mëngët që t’i hynë kësaj zeje kaq filigranike siç është studimi i gjuhës.
Shtrohet pyetja; çka e bën këtë vendim të Qeverisë sa joefikas, po aq edhe poshtërues?
Joefikas, sepse shumica dërmuese (për t’mos thënë të gjithë), nuk shkojnë të studiojnë për shkak të dëshirës dhe dashurisë që kanë për “Gjuhën Shqipe”, por se aty janë ato 1000 eurot e shkreta, që janë premtuar nga Qeveria.
Pse është vendim edhe poshtrues?!
Sepse, qytetari i gjorë me shumë halle, me një jetesë kaq të vështirë, ato 1000 euro, për të, janë aq të nevojshme sa që e shtyejn t’i futet edhe një punë që asnjëherë në jeten e tij nuk e kishte pasur ndërmend.
Aq tunduese ishin ato të shkreta 1000 euro, sa edhe vendim që kishin marrë ca të shkretë në pushtet, sa që shtyen edhe një nga udhëheqësit e “Shoqatës së Pensionerëve të Kosovës”, në moshë të thyer t’ia mësyej studimeve për “Gjuhë Shqipe”.
Pra, një shtet i qeverisur keq, me vendime kaq të këqija bën që qytetarët e saj t’i ekspozohen formave kaq johumane, sa që poshtron edhe personalitetin e dikujt që tanimë jeta e tij ka hyrë në të ashtuquajturën ‘moshë e thyer’. Qeverisja e keq qytetarin përveç që e fut në lajthitje të tilla, ajo edhe e zhvesh nga çdo vlerë humane, e poshtron dinjitetin e tij deri në shpërfytyrim.