Qeveria shqiptare firmos marrëveshje me Turqinë për blerjen e dronëve “Bayraktar” - Gazeta Express
string(79) "qeveria-shqiptare-firmos-marreveshje-me-turqine-per-blerjen-e-droneve-bayraktar"

Qeveria shqiptare firmos marrëveshje me Turqinë për blerjen e dronëve “Bayraktar”

Shqiperi

Gazeta Express

20/12/2022 16:11

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Turqinë për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar.

Firmosja e marrëveshjes për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore “, shkruan Rama.

Lexo Edhe:

Gjatë konferencës së firmosjes së marrëveshjes Rama ka falenderuar Turqinë për dronët ndërsa e cilësoi këtë ditë shumë të mirë për dy vendet dhe Forcat e Armatosura.

Shumë të dashur miq nga Turqia. Do doja ta nisja duke thënë se unë kam qenë vetëm njëherë dëshmitar në dasmë në jetën time. Martesa ku kam qenë dëshmitar ka qenë martesa e shpikësit të Bayraktar. Shpresoj që si dëshmitar së paku nuk kam sjellë mungesë fati, shpresoj kam sjell fat. Dhëndri po i sjell ca fat ushtrisë sonë dhe vendit tonë.

Jam shumë i lumtur, por ndërkohë dua t’ia nis andej nga duhet nisur, për të falenderuar presidentin Erdogan, i cili ka qenë thelbësor në këtë process. Kur vjen fjala për mjetet pa pilotë, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, pork a të bëjë dhe me faktin q të jesh i aftë që të kalosh radhë e të shtysh në radhë, sepse radha është shumë e gjatë sepse nga ana tjetër është fakti i të qenurit në anën e duhur. Ne jemi krenarë që bashkë me Turqinë jemi në krahun e duhur, të rreshtuar në bahskësinë euroatlantike të NATO-s.

Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë, për forcat e armatosura dhe ministritë tona të mbrojtjes”, thotë kryeministri.

Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falenderoi, kompaninë Bayraktar për mbështetjen.

“Gjatë operacioneve të Emergjencave Civile dhe operacioneve të komuniteti do të jenë disa nga ndihmat që do të arrihen me sigurimin e aseteve Bayraktar. Kemi bërë të mundura investime konkrete në blerjen e aseteve të rëndësishme për Forcat e Armatosura. 2023 do të jetë viti që do të blejmë flotën. Është viti ku me shpresë do të kemi kapacitetet e reja. Do e nisim me një flotë të vogël. Janë shumë përdorimshme. Kemi pasur diskutim konstruktiv me Bayraktarin për këtë ngjarje të veçantë dhe për marrëveshjen që do të nënshkruhet sot. Ndoshta në te ardhmen edhe do të kemi transferim të disa teknologjive të Bayraktar këtu. Falenderoj Turqinë që bëri të mundur këtë projekt.” tha Peleshi.

/Gazeta Express