Qeveria Rama për raportin e PE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE-së, do vijojmë me reformat - Gazeta Express
string(93) "qeveria-rama-per-raportin-e-pe-shqiperia-ne-rruge-te-mbare-drejt-be-se-do-vijojme-me-reformat"

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 21:08

Qeveria Rama për raportin e PE: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE-së, do vijojmë me reformat

Shqiperi

Gazeta Express

10/07/2025 21:08

Qeveria shqiptare ka mirëpritur miratimin e raportit për progresin e Shqipërisë nga Parlamenti Evropian për periudhën 2023–2024, duke e cilësuar si një konfirmim të rëndësishëm të rrugëtimit europian të vendit.

Në një reagim zyrtar, Kryeministria thekson se raporti i PE-së është një vlerësim politik dhe institucional që njeh përparimin e Shqipërisë në reformat kyçe.

“Qeveria mbështet gjuhën inkurajuese të raportit dhe pasqyrimin objektiv të reformave, si dhe arritjet e Shqipërisë në këtë proces”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Në reagim nënvizohet përkushtimi i palëkundur i qeverisë për të vijuar më tej reformat, veçanërisht në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe modernizimit të shtetit.

“Qeveria riafirmon përkushtimin e palëkundur për të përshpejtuar më tej ritmin e reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe për të bashkëpunuar ngushtë dhe efektivisht me institucionet e BE-së”, përfundon deklarata.