Qeveria po shqyrton fluturime çarter për evakuimin e qytetarëve të RMV-së nga zonat e konfliktit, 473 kanë kërkuar kontaktuar përfaqësitë konsullore - Gazeta Express
string(147) "qeveria-po-shqyrton-fluturime-carter-per-evakuimin-e-qytetareve-te-rmv-se-nga-zonat-e-konfliktit-473-kane-kerkuar-kontaktuar-perfaqesite-konsullore"

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 15:00

Qeveria po shqyrton fluturime çarter për evakuimin e qytetarëve të RMV-së nga zonat e konfliktit, 473 kanë kërkuar kontaktuar përfaqësitë konsullore

Maqedoni

Gazeta Express

03/03/2026 15:00

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se po punon intensivisht për të siguruar kushtet për evakuimin e duhur dhe të sigurt të qytetarëve maqedonas nga zonat e prekura, përfshirë edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Aktualisht po zhvillohen plane për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe, nëse është e nevojshme, siç thuhet, aeroplan qeveritar. Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po shqyrtohet mundësia e angazhimit të një fluturimi komercial ose çarter, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe logjistike, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën e kaluar, është ofruar ndihmë nëpërmjet misioneve diplomatike dhe konsullore në evakuimin e sigurt të një personi nga Irani – një futbollisti, i cili u kthye në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet Turqisë. Përveç kësaj, gjashtë qytetarë të Maqedonisë nga Izraeli tashmë kanë siguruar bileta avioni nga Egjipti për në Shkup, me Ministrinë që ndihmon në mënyrë aktive në koordinimin dhe largimin e tyre. Siguria e qytetarëve të Maqedonisë mbetet përparësia më e lartë. Ministria, në komunikim të drejtpërdrejtë me vendet mike dhe partnerët, si dhe nëpërmjet misioneve diplomatike dhe konsullore, po ndërmerr të gjitha aktivitetet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt dhe në kohë në vend”, thonë nga MPJTJ.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme më herët informoi se, sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dhabi.Nga këta, 19 persona janë raportuar nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarë kanë kontaktuar PDK-në e Abu Dhabit. Ky numër përfshin edhe 18 persona nga Kuvajti, si dhe 12 persona nga Bahreini.“Sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente, evakuimi me rrugë tokësore nuk rekomandohet ende për qytetarët që ndodhen në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Evakuimi do të fillojë në rastin e parë të sigurt, dhe mundësitë për evakuimin e tyre të sigurt tashmë po shqyrtohen sapo të krijohen kushtet e përshtatshme”, thonë nga MPJTJ. Lidhur me qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në Tel Aviv, Ministria po shqyrton në mënyrë aktive alternativa të mundshme për evakuimin e tyre të sigurt nga vendi.“Edhe një herë, u bëjmë thirrje qytetarëve maqedonas që të ndjekin rregullisht paralajmërimet dhe udhëzimet e autoriteteve lokale kompetente. Numrat e telefonit të emergjencës të selisë së krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe kontaktet e misioneve diplomatike dhe konsullore, mbeten të disponueshme 24 orë. Publiku do të informohet në kohën e duhur për çdo informacion shtesë”, thuhet në njoftim.

MPJ ka publikuar edhe numrat e ambasadave ku do të mund të kërkohet ndihmë: Ambasada në Doha (+974 50 173 111), Abu Dabi (+971 56 441 7532), Tel Aviv (+972 54 500 8566 & +972 54 967 0546), ndërsa SOS numri i kujdestarisë në Ministri është 075 273 732.

Ndryshe në Maqedoni më 1 mars u mblodh Këshilli i Sigurisë, pas çka u konstatua se situata aktualisht është e qëndrueshme dhe e sigurt.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement