Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se në këtë mandat qeverisës, minierat do të jenë prioritet.
Ajo ka thënë se për Trepçën janë në kërkim të një partneriteti publiko privat për modernizimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.
“Për mandatin e dytë të qeverisë sonë,minierat do të jenë prioritet. Për Trepçën, si ndërmarrje publike, po kërkojmë një partneritet publiko privat për modernizimin dhe zhvillimin e saj, jo vetëm në nxjerrje, por edhe në përpunim të mëtejmë. Paralelisht, do ta forcojmë rolin e Qeverisë në sektor, duke filluar me ndarjen e fondeve për mbledhje sistematike të të dhënave gjeoshkencore, në mënyrë që ta kuptojmë më mirë potencialit tonë minerar”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Për këtë ajo në konferencën e PDAC në ShBA ku morë pjesë disa shtetet tha se ka bërë të ditur se Kosova kërkon bashkëpunim me partner të besueshëm.
Rizvanolli në fjalimin e saj ka thënë se nga Kosova ka një traditë të gjatë në miniera që ka kulmuar me kompleksin e Trepçës si shtyllë e ekonomisë rajonale në vitet e ‘70-ta dhe ‘80-ta.