Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mbledhje sot në ora 12:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Kjo mbledhje mbahet në një ditë me rëndësi të lartë politike, pasi sot në ora 11:00 është thirrur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – tentativa e 38-të për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Seanca vjen vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi që ky proces duhet të përfundojë brenda një afati prej 30 ditësh.
Përderisa nuk është e qartë nëse seanca e Kuvendit do të përfundojë me sukses apo do të zvarritet edhe më tej, mbetet të shihet nëse zhvillimet e saj do të reflektohen në mbledhjen e Qeverisë apo në qëndrimet që mund të pasojnë më vonë nga ekzekutivi.
Detaje rreth rendit të ditës së Qeverisë ende nuk janë bërë publike.