string(53) "qeveria-ne-shqiperi-jep-medalje-ari-per-188-maturante"

Shqiperi

Gazeta Express

24/12/2024 16:58

Qeveria në Shqipëri jep medalje ari për 188 maturantë

Shqiperi

Gazeta Express

24/12/2024 16:58

Qeveria në Shqipëri ka nderuar me medalje të artë 188 maturantë në të gjithë arsimin parauniversitar publik dhe privat që e mbyllën vitin shkollor me të gjithë vitet 10.

Medalja u dorëzua nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni që është kthyer në traditë ne fundvit. Rama i cilëson të gjithë ekselentët heronj, që në një kohë kur teknologjia po ndikon dhe te vullneti i të rinjve për të studiuar, ata kanë mundur të fitojnë këtë sfidë të brezit të tyre.

“Kam nderin e veçantë të jem për shkak të detyrës, në këtë ceremoni sepse është një nder i veçantë dhe besojeni këtë, që të të jepet mundësia të kesh të mbledhur brenda 4 mureve të gjithë ajkën e ekselencës dhe të kesh fatin që t’i shohësh në sy të gjithë heronjtë e një kohe kur nuk është e lehtë të jesh hero pozitiv dhe kur hapësira e komunikimit, falë edhe rrjeteve sociale, është e mbushur me heronj negativ”, tha Rama.