Qeveria në detyrë në tremujorin e dytë shpenzoi 105 milionë më shumë se vjet në të njejtën periudhë - Gazeta Express
string(99) "qeveria-ne-detyre-ne-tremujorin-e-dyte-shpenzoi-105-milione-me-shume-se-vjet-ne-te-njejten-periudhe"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 6:58

Qeveria në detyrë në tremujorin e dytë shpenzoi 105 milionë më shumë se vjet në të njejtën periudhë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 6:58

Edhepse në tremujorin e dytë të këtij viti, pati veç mandat kujdestar, ekzekutivi i drejtuar nga Albin Kurti i rriti shpenzimet në krahasim me periudhën e njëjtë të 2024-s.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave tregojnë se gati 785 milionë euro u harxhuan për prill, maj e qershor, e që janë afro 106 më shumë se vjet.

Një kësi bilanci, është i papritur për monitoruesit e qeverisë.

Kompensimi i punëtorëve me 28% përbën kategorinë më të lartë të shpenzimeve, e planifikimi për monitoruesit e ekzekutivit duhet të jetë më profesional.

Por për të hartuar një strategji të mirëfilltë, dikush vlerëson se pati mungesë të resurseve humane.

Për njohësin e ekonomisë, Shkëlzen Dakaj, është absurd se ky keqmenaxhim bëhet nga qeveria, që ka ardhur në pushtet me premtimin për ruajtjen e parasë publike.

Pjesë e këtyre mjeteve janë edhe kontributet sociale, formimi i kapitalit bruto e konsumi ndërmjetëm. /klankosova