Qeveria në detyrë miraton nismën për marrëveshje për shkëmbim të informacionit të mbrojtur me Mbretërinë e Bashkuar - Gazeta Express
string(115) "qeveria-ne-detyre-miraton-nismen-per-marreveshje-per-shkembim-te-informacionit-te-mbrojtur-me-mbreterine-e-bashkuar"

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 19:26

Qeveria në detyrë miraton nismën për marrëveshje për shkëmbim të informacionit të mbrojtur me Mbretërinë e Bashkuar

Lajme

Gazeta Express

31/12/2025 19:26

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhje elektronike në të cilin ka miratuar disa pika.

Në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se qeveria ka miratuar:

“Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtare të Arteve;

Miratuar Rregulloren për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit, Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë;

Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së  Veriut për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement